Në Prishtinë u organizua Panairi i Ekonomisë Qarkore RE-KO 2025, që shërben si një platformë për biznese, organizata dhe individë që merren me riciklimin, ripërdorimin dhe praktikat e tjera ekologjike.
Përfaqësuesi nga ministria e mjedisit, Tafë Veselaj foli për investimet nga kjo ministri.
“Ne kemi strategji dhe një plan për veprim të menaxhimit të mbeturinave. Ne parashikojmë deri në 400 milionë euro investime në menaxhimit të mbeturinave”, ka thëne ai.
Ndërkaq, eksperti i Ekonomisë Qarkore, Besnik Krasniqi duke folur për të ardhmen e ekonomisë qarkore, theksoi se Kosova ka potencial të madhe të zhvillimit të ekonomisë qarkore.
Në këtë panair morën pjesë 26 biznese që promovun produkteve e tyre të ripërdorura.
Kjo ngjarje është pjesë e projektit “Ekonomia Rrethore për Tranzicion të Gjelbër”i cili zbatohet nga Rilindja e Gjelbër & People in Need Kosovo, me mbështetje nga Bashkimi Evropian në Kosovë.