By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërkohet rikthimi i Ministrisë për Punë Sociale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kërkohet rikthimi i Ministrisë për Punë Sociale
Lajme

Kërkohet rikthimi i Ministrisë për Punë Sociale

Kosova Times
Last updated: 2025/04/13 at 1:30 PM
Kosova Times Published April 13, 2025
Share
SHARE

Edhe përkundër që Kosova ka mbi 20 skema sociale dhe shumë probleme të tjera sociale, viteve të fundit është ndër vendet e vetme në Evropë që nuk ka ministri për politika sociale. Se është e domosdoshme  krijimi i një ministrie për punë sociale e thonë edhe udhëheqës të institucioneve për çështje sociale. Po ashtu, krijimin e një ministrie të tillë e ka kërkuar edhe Koalicioni i Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë. 

 

Mungesa e Ministrisë për Punë Sociale në Kosovë vazhdon të jetë sfidë për zhvillimin e politikave që adresojnë nevojat e grupeve të cenueshme dhe situatat sociale. Rikthimin e Ministrisë për Punë Sociale ditëve të fundit e ka kërkuar Koalicioni i Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë. Klevis Vaqari, nga kjo organizatë, i tha Radio Kosovës se kjo organizatë i është drejtuar subjekteve politike që do të krijojnë qeverinë, me kërkesën që të rikthehet Ministria për Mirëqenie Sociale, pasi sipas saj, kjo është tejet e rëndësishme.

“Ndarja e ish Ministrisë së Punës, ne konsiderojmë se ka pasur ndikimin e saj në mungesën e prioritizimit për shërbimet sociale. Në hulumtimet e shumta që i kemi bërë, kanë treguar se situata nuk është shumë e favorshme e sidomos për grupet me të cenuara siç janë fëmijët. Po ashtu, viteve të fundit kemi konstatuar se mirëqenia dhe shërbimet ende nuk janë prioritet në kuadër të qeverisë”, tha Vaqari.

Kërkesë për rikthimin e Ministrisë për Punë Sociale kohë me parë ka bërë edhe ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku. Ai i tha Radio Kosovës se Kosova ka mbi 20 skema sociale dhe probleme të shumta sociale, prandaj është e nevojshme krijimi i një ministrie të tillë.

“Kosova është ndër vendet e vetme në Evropë, e cila  nuk ka një ministri për politikat sociale. Kosova një vend me mbi 20 skema sociale, si dhe shumë probleme të tjera, nuk ka ministri të tillë. Prandaj një fuzionim i ministrisë është i më se i domosdoshëm. Ku më pas do të fuzionohen shërbimet sociale, skema e ndihmës sociale, kategoria e personave me aftësi të kufizuara dhe të gjitha kategoritë e tjera nën ombrellën e një ministrie”, tha Mujku.

Të domosdoshme rikthimin e Ministrisë për Punë Sociale po e sheh edhe drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Fushë Kosovë, Abaz Gjigoli. Ai i tha Radio Kosovës së numri i personave që po kërkojnë ndihmë sociale është në rritje.

“Marrë parasysh që numri i qytetarëve në nevojë që marrin shërbime sociale është në rritje dita ditës, dhe për këtë ka nevojë që të krijohen programe më të veçanta. Prandaj ka nevojë për një ministri përkatëse. Dy ministri të ofrojnë shërbime siç po ndodh tani, mendoj që është e tepërt”, theksoi Gjigoli.

Një ministri e tillë do të kishte rol kyç në formësimin e politikave, koordinimin e shërbimeve dhe garantimin e mbrojtjes sociale për të gjithë qytetarët. Për më tepër, mungesa e një institucioni të tillë bën që shumë problematika sociale të mbesin të papërfillura, duke përfshirë familjet në kushte të vështira ekonomike, dhunën në familje, abuzimin me drogën, dhe ndihmën për persona me aftësi të kufizuara. Pa një qasje të integruar dhe të qëndrueshme, përpjekjet e shpërndara nga OJQ-të dhe organizatat ndërkombëtare shpesh dështojnë të japin ndikimin e dëshiruar, duke i lënë individët pa mbështetje të nevojshme.

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Kosova Times April 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Falja e sulmuesve të Muhaxherit, Statovci: Për LDK-në s’ka ligj, ekziston veç kanuni i PDK-së!

Kosova Times Kosova Times November 12, 2024
Podgorica në fazën e re të negociatave me BE-në
Plagoset me armë zjarri një person në Hajvali
Liderët e PDK-së dhe LDK-së refuzuan takimin me presidenten Osmani
Rrëzohet një avion i tërë në autostradë, trafiku i mbyllur ne dy drejtime (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?