Këto aktivitete kishin në fokus kontrollin e shpejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

“Policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e shpejtësisë”, thuhet në njoftim.

Gjatë kësaj periudhe, janë realizuar 2,272 pika të kontrollit të automjeteve, ku janë kontrolluar gjithsej 13,509 automjete. Për parregullsitë e identifikuara, janë shqiptuar 6,873 gjoba.

Një rast ‘alarmant’ ka qenë dhe matja e shpejtësisë, ku një automjet është kapur duke zhvilluar shpejtësinë prej 241 km/h në zonën e kufizimit të shpejtësisë 100 km/h.