Doarsa Kica Xhelili nga LDK e ka quajtur kërkesën e Avni Deharit, për konsultë private të krerëve politikë për procedurat e mëtutjeshme, si të paprecedentë.

Ajo ka thënë se kjo kërkesë është jo procedurale dhe e parregullt. “Ne nuk mund të kalojmë domosdoshmërinë kushtetuese dhe ligjore të kërkesës për dorëheqje para konstituimit”, ka thënë ajo.

Hykmete Bajrami tha se kanë dalur nga takimi pa diskutuar asgjë për shkak se kjo kërkesë nuk ndërlidhet me mandatin.

Time Kadrijaj ka thënë se është dashur të vazhdohet aty ku ka mbetur, vazhdimin e votimit të raportit për votimin e mandateve dhe jo propozimin për diskutime private. “Seanca është ndërprerë në Kuvendin e Kosovës, aty duhet të vazhdohet”, ka thënë Kadrijaj.