By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj: Afrim Bunjaku, ra heroikisht në mbrojtje të paqes
September 24, 2025
Axhenda nderkombetare
September 24, 2025
Vdes legjenda franko-italiane Claudia Cardinale
September 24, 2025
Moti ne Shqiperi me diell me shtim gradual të vranësirave
September 24, 2025
Vuçiq dhe Rubio bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi
September 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Agjencia për Informim dhe Privatësi dënon me 3000 euro OSHP-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Agjencia për Informim dhe Privatësi dënon me 3000 euro OSHP-në
Lajme

Agjencia për Informim dhe Privatësi dënon me 3000 euro OSHP-në

Kosova Times
Last updated: 2025/04/20 at 4:12 PM
Kosova Times Published April 20, 2025
Share
SHARE

Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” shpreh shqetësimin e thellë dhe të vazhdueshëm lidhur me “sjelljen jotransparente dhe të kundërligjshme të Organit Shqyrtues të Prokurimit, e cila, përkundër obligimeve ligjore, ka refuzuar të ofrojë qasje në dokumente publike” që lidhen drejtpërdrejt me ushtrimin e funksioneve të tyre publike.

 

Sipas njoftimit të “Avonet”, së fundmi, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka shqiptuar një gjobë prej 3 mijë eurosh ndaj Organit Shqyrtues të Prokurimit për arsye se kjo e fundit, përmes heshtjes administrative, ka refuzuar të përgjigjet ndaj kërkesës së AVONET për qasje në dokumentet publike, veprim ky sipas Avonet që përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.

“Ky veprim i Agjencisë për Informim dhe Privatësi është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së përgjegjësisë institucionale dhe garantimit të së drejtës së qytetarëve për informim, veçanërisht kur bëhet fjalë për prokurimin publik, shpenzimin e parasë së taksapaguesve dhe ushtrimin e funksioneve publike”, thuhet në komunikatën e Avonet.

AVONET vlerëson se sjellja e përsëritur e OSHP-së duke refuzuar, përmes heshtjes administrative në mënyrë sistematike kërkesat për qasje dhe duke shkelur ligjin është një praktikë e rrezikshme, që jo vetëm e zvogëlon besimin e qytetarëve në institucionet publike, por mund të përbëjë edhe elemente të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga zyrtarët përgjegjës të këtij institucioni shtetëror.

“Ne ritheksojmë thirrjen tonë ndaj institucioneve relevante që të ndërmarrin masa konkrete dhe urgjente për të siguruar transparencë të plotë në të gjitha proceset e menaxhimit të fondeve publike. Po ashtu, AVONET fton OSHP-në që të reflektojë menjëherë, të përmbushë obligimet e saj ligjore dhe të vendosë llogaridhënie të vërtetë për qytetarët e vendit tonë. Ne vlerësojmë se është shumë e rëndësishme që pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, komisioni parlamentar i cili mbikqyrë punën e OSHP-së, të thërras në raportim Bordin e OSHP-së, dhe të kërkojë llogari për këtë qasje të kundërligjshme dhe jashtëzakonisht jo-transparente, që OSHP po e ushtron ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në fund thuhet se vetëm përmes transparencës dhe respektimit të ligjit mund të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, transparente, të ndershme dhe demokratike.

You Might Also Like

Haradinaj: Afrim Bunjaku, ra heroikisht në mbrojtje të paqes

Moti ne Shqiperi me diell me shtim gradual të vranësirave

Moti me diell dhe vranësira të pakta

Horoskopi ditor për 24 shtator

Aksident i rëndë në Kaçanik, ndërron jetë një 77-vjeçar

Kosova Times April 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sekretari Parlamentar Gjerman viziton Kosovën

Kosova Times Kosova Times August 21, 2025
Qeveria e Kosovës: Vendimi për mbajtje të zgjedhjeve të Serbisë, do të jetë në përputhje me Kushtetutën
Tradhtia
GLPS: Shumë gra dorëzohen nga trashëgimia në Kosovë
IPK suspendon përkohësisht një zyrtar policor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?