Në një postim në Facebook, Sveçla tha se Muhamed Lika dhe familja e tij meritojnë drejtësi.

“Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi.0 tolerancë!”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor në Kaçanik, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së rreshterit  Muhamed Lika.

Autoritetet kanë paralajmëruar se pas përfundimit të operacionit do të publikohen detaje shtesë.