Në postimin e tij në Facebook, Haradinaj ka përkujtuar edhe dëshmorin Armend Daci, studentin nga Irzniqi që ra më 1996 në një atentat të organizuar nga forcat pushtuese në Prishtinë, si dhe Isa Kastratin, që ra heroikisht në Viti të Marecit bashkë me Afrim Vitinë e Sokol Sopin, më 1999.

“Emrin dhe veprën e Isa Kastratit do ta mbante me krenari Brigada 172 e Zonës Operative e Karadakut deri në çlirim”, përfundoi Haradinaj.