Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Kushtetuta e kërkon votimin në mënyrë unanime të të gjithë deputetëve të emrit të kryeparlamentarit, për dallim nga votimi i qeverisë.
“Ne çdo herë kemi qenë dëshmitar që edhe votat për kryetarin e Kuvendit edhe për nënkryetarët kanë qenë vota të të gjithë deputetëve sepse kështu e kërkon Kushtetuta. Për dallim nga votat për qeverinë, ku pra është patjetër obligim e detyrë e koalicionit fitues”, ka thënë deputeti i LVV-së, Hekuran Murati.
Ai kështu ka kritikuar subjektet e tjera politike për deklarimet që nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.
“Kjo kandidate është propozim i partisë fituese, e cila është e drejtë eksluzive që na e garanton Kushtetuta e vendit. Nevojitet marrëveshja politike meqënëse po shihet që partitë opozitare nuk e kanë ndërmend që të ecin tutje”, ka thënë ai.