Shkruan: Fadil MALOKU
Ja ca nga pengesat logjike politike që e PAMUNDËSOJNË skenarin e koalicioneve midis subjekteve tona aktuale politike.
Si mund të ndërtohet një koalicion funksional dhe i qëndrueshëm ndërmjet partive që kanë narrativa dhe bindje diametralisht të kundërta për luftën e UÇK-së dhe për të kaluarën e luftës?
Si mund të arrihet një marrëveshje xhentëlmenë koalicionesh midis partive që akuzojnë njëra-tjetrën për korrupsion dhe kriminalizim të shtetit dhe keqpërdorim të pushtetit?; Si mund të tejkalohen, situatat e anonimiziteteve, smirës dhe inateve midis liderëve që nuk komunikojnë as në mënyrë institucionale, e lëre më politike?;
A mundet qeveria e ardhshme (qoftë ajo edhe e brishtë dhe e varur nga dy gishtat e një deputeti të vetëm!) të merret vesh për një ndarje pushteti, kur nuk s’ka asnjë platformë të përbashkët për ekonominë, dialogun me Serbinë, për Reformën në Gjyqësi, për Zajednicën, për integrimet, për heqjen e sanksioneve. Si të çrrënjosen interesat personale, ato klanore e grupore të liderëve politikë, në mënyrë që ato të vihen në shërbim të shtetit dhe kombit, në faza afatgjata; Si mund të bëhet praktik e pragmatik një koalicion evident, kur partitë e mëdha e shohin në vazhdimësi njëra-tjetrën si “kërcënim ekzistencial”?! Si mundet të bëhet një qeveri; efektive, profesionale dhe praktike e pragmatike, kur ende ka parti të tilla që janë tërësisht të vetëdijshme për; lëvizjet tektonike gjeopolitike e gjeostrategjike në rajon, kontinent dhe në botë?!;
Më vonë do elaboroj opsionet e MUNDËSIVE, për koalicionet eventuale.