By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Femra për të cilën gjithë ishin çmendur, publikoi foto me rroba banje: Është e pabesueshme si duket në moshën 57 vjeç
August 8, 2025
Festivali i 24-t “DokuFest” në Kosovë vazhdon me entuziazëm
August 8, 2025
Rinovimet në spitalin e Ferizajt ndikojnë në kushte më të mira për punë
August 8, 2025
Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur
August 8, 2025
Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Drejtësia nuk mund të presë: Gjykimi i Millan Radojiçiqit dhe krimeve të luftës duhet të ndodhë në Kosovë, edhe në mungesë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Drejtësia nuk mund të presë: Gjykimi i Millan Radojiçiqit dhe krimeve të luftës duhet të ndodhë në Kosovë, edhe në mungesë
Opinion

Drejtësia nuk mund të presë: Gjykimi i Millan Radojiçiqit dhe krimeve të luftës duhet të ndodhë në Kosovë, edhe në mungesë

Kosova Times
Last updated: 2025/04/23 at 12:39 PM
Kosova Times Published April 23, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Gurakuç KUÇI – Hulumtues i Lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”

Me ndryshimet e fundit në Kodin e Procedurës Penale, Republika e Kosovës ka hapur rrugën që gjykimet në mungesë të aplikohen edhe për veprat penale më të rënda, përfshirë terrorizmin dhe krimet e luftës. Ky është një mjet i rëndësishëm për të luftuar mosndëshkueshmërinë që ka mbizotëruar për shumë vite ndaj krimeve të rënda të kryera në territorin e Kosovës.

Rasti i Millan Radojiçiqit është emblematik: një figurë përfaqësuese e strukturave politike dhe paraushtarake në veri të vendit, organizator i sulmit terrorist në Banjskë dhe zbatues i urdhërave të Aleksandër Vuçiqit. Ai përfaqëson një ndër hallkat më të dukshme të lidhjes mes krimit të organizuar dhe politikës destabilizuese të Serbisë në Kosovë.

Në prill të vitit 2023, Radojiçiq u pa në paradën ushtarake në Batajnicë, ku Serbia shfaqte fuqinë e saj ushtarake në një vend që për shumë familje shqiptare është simbol i dhimbjes, aty janë zbuluar trupat e 744 shqiptarëve të vrarë e të varrosur fshehurazi gjatë luftës.

Edhe në politikë, ndikimi i tij është i padiskutueshëm: ai është udhëheqësi real i Listës Serbe. Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, kryetari formal i saj, Zlatan Elek, ndonëse mori mandatin e deputetit (i shtati me vota edhe pse kryetar), u detyrua të japë dorëheqje, një lëvizje që e zbulon strukturën e vërtetë të kontrollit dhe frikës që mbizotëron në këtë subjekt politik.

Gjykimi në mungesë nuk është vetëm një instrument ligjor i vonuar, por edhe një mundësi që i jep sistemit të drejtësisë në Kosovë forcën për të vepruar përtej pengesave politike. Kjo do të krijonte një kornizë të fuqishme juridike për të vendosur përfundimisht faktet historike të krimeve të luftës kundër shqiptarëve duke i dhënë drejtësi viktimave dhe duke dokumentuar të vërtetën për brezat e ardhshëm.

Së fundmi, edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i ka kërkuar Serbisë llogaridhënie për ngjarjen në Banjskë. Kjo është dëshmi e qartë se ngjarjet janë kristalizuar edhe ndërkombëtarisht kuptohet qartë se kush është agresori dhe kush viktima.

Drejtësia duhet të veprojë, jo të presë. Uniteti ynë në tema të tilla nuk është vetëm moral, është obligim qytetar dhe patriotik. Është një domosdoshmëri ekzistenciale për një shtet të drejtë dhe demokratik.

You Might Also Like

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Çipa : Lufta dhe kontributi i UÇK është histori madhështore çlirimtarësh për gjithë kombin

Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..

Kujt po i shkon përshtati kjo gjendje kaotike – kriza në shtet dhe lufta për pushtet ?

Ndërhyrja e Presidentes Osmani në Kushtetuese për interes të shtetit apo ruajtjes së pushtetit

TAGGED: #Gurakuç Kuçi
Kosova Times April 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Analistët: Dialogut i duhet ndërmjetësues nga shtetet e fuqishme evropiane

Kosova Times Kosova Times April 12, 2024
A po bëhet i pakuptimtë Asociacioni?
Rafuna: Nga masat e vendosura ndaj importeve të Serbisë kanë pësuar biznese
FSK-ja certifikon grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina
“Rusia dëmtoi qëllimisht furnizimin me ujë në Nikolaev në prill”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?