Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, sonte nga ora 19:00 do të mbahet një aktivitet për të nderuar dhe kujtuar jetën dhe veprën e një prej figurave më të dashura të artit shqiptar, Mirush Kabashi, artistin që asnjëherë nuk e harrroi qytetin e tij, Gjakovën.
Në këtë mbrëmje të veçantë do të hapet një ekspozitë me fotografi, do të bëhet promovimi i librit “Mirush Kabashi – Sokrati shqiptar” nga autorja Driada Dervishi, si dhe do të shfaqet filmi dokumentar “100 maska, 1 shpirt” nga regjisori Eliodor Markja.