“Në këtë datë, në kufirin që për dekada ndau padrejtësisht shqiptarët, ranë heroikisht disa nga luftëtarët më të guximshëm të UÇK-së, të cilët po ktheheshin të armatosur për ta çuar përpara betejën për liri”, tha ai.

Haradinaj përkujtoi bashkëluftëtarët nga Sllupi, Hereqi dhe Dujaka, duke përmendur emrat e tyre dhe kontributin e jashtëzakonshëm në luftë.

“Nga Sllupi: Astrit dhe Bekë Hadergjonaj, Bekim, Tahir dhe Xhemajl Mazrekaj, Beqë, Hajdar, Imer dhe Selman Lokaj. Nga Hereqi: Bekim, Sadik dhe Shefqet Alijaj, Gazmend Ramaj, Hajdar Thaçi, Hasan Tahiraj, Ukë Shabanaj, Skënder Hajdaraj dhe Vehbi Asllanaj. Nga Dujaka: Blerim Jonuzaj dhe Veli Noci”, tha ai.

Haradinaj tha se emrat e tyre nuk do të harrohen kurrë. “Ata jetojnë në historinë e lavdishme të rezistencës sonë, në çdo përvjetor të lirisë dhe në kujtesën tonë historike”, ka shkruar Haradinaj.