Sipas njoftimit, gjatë një kontrolli të zhvilluar nga njësitë e Task Forcës – Lindje, u ndalua një automjet me targa vendore që transportonte mjaltë të kontrabanduar.

“ Në automjet u gjetën gjithsej 372 kg mjaltë, të shpërndara në 31 paketa. Rasti është cilësuar si “Kontrabandë me mallra” dhe është iniciuar nga Prokurori i Shtetit. Automjeti dhe malli janë deponuar në SPMK – Zhegër dhe do të dorëzohen në Terminalin Doganor. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia .

Sipas Policisë, vlera e mallit të konfiskuar kap shifrën prej mbi 7000 euro.