By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Zelensky bisedë telefonike me Ramën
August 7, 2025
Protesta n`Prishtinë, Spiropali: Indinjatë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë
August 7, 2025
Modelja 29-vjeçare mbahet rob, përdhunohet, lidhet në shkallë dhe rrihet nga i dashuri i futbollistit, ndërsa zbulon fotot e tmerrshme të lëndimit
August 7, 2025
Nesër mbahet seancë ndaj Igor Popoviq
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita maqedonase kërkon zgjedhje të parakohshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Opozita maqedonase kërkon zgjedhje të parakohshme
Rajon / Botë

Opozita maqedonase kërkon zgjedhje të parakohshme

Kosova Times
Last updated: 2022/12/28 at 7:32 PM
Kosova Times Published December 28, 2022
Share
SHARE

Kryetari i partisë opozitare, VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski, tha të mërkurën se Maqedonia e Veriut në duhet të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas tij “janë zgjidhja e vetme për dalje nga gjendja e rëndë, korrupsioni dhe paqëndrueshmëria politike”.

Në konferencën e fundit para mediave për vitin 2022, ai tha se prioritet i partisë së tij është që zgjedhjet të mbahen në maj të vitit tjetër, në datat 14 ose 21.

“Gjendja në vend është e padurueshme, por edhe brenda partive në pushtet, veçanërisht LSDM-së, BDI-së dhe Alternativës. Kërkohet një rivendosje e sistemit. Është joreale ajo që thotë [Kryeministri] Dimitar Kovaçevski, për zgjedhjet e vitit 2024, fillimisht zgjedhjet presidenciale dhe më pas ato parlamentare”.

“Në një rast të tillë zgjedhjet presidenciale do të jenë të pasuksesshme dhe postin do ta mbajë kryetari i Kuvendit, ndërsa BDI-ja përveç pozitës së kryetarit do të ketë edhe kryeministër teknik sipas marrëveshjes që kanë me LSDM-në, që do të thotë monopol nga një parti politike”, deklaroi Mickoski.

Ai tha se opozita maqedonase nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicën bullgare në të, ashtu siç parashikohet në marrëveshjen me Sofjen, ngase “nuk do t’i japin fund kërkesave bullgare për të rrënuar identitetin maqedonas”.

Reagimi i i kreut të opozitës maqedonase vjen një ditë pasi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, paralajmëroi se nga java e ardhshme do të intensifikohen konsultimet për sigurimin e shumicës prej dy të tretave në Kuvend, që janë të nevojshme për ndryshimin e Kushtetutës maqedonase.

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme u mbështet edhe nga opozita shqiptare, e cila prioritet ka procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për akte të tilla politike dhe demokratike, siç janë zgjedhjet. Mirëpo, procesi i integrimeve evropiane, që nga dalja jonë në skenën politike, ka qenë gjithmonë një prioritet i madh dhe domethënës”, tha Naim Bajrami, zëdhënës i partisë Aleanca për Shqiptarët – i cili komentoi propozimin e VMRO DPMNE-së.

Edhe Lëvizja Besa kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, madje e kushtëzuar mbështetjen e saj për ndryshimet kushtetuese me shpalljen e zgjedhjeve të reja në vitin 2023.

Por, partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) thanë se zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt në vitin 2024 ndërsa në vitin 2023 do të mbahen vetëm se zgjedhjet e rregullta presidenciale.

You Might Also Like

CCTV i ri zbulon më shumë prova për krimet e luftës ruse në Bucha

NYP: Trump do të takohet me Putinin vetëm nëse ai takohet me Zelenskyn

Cilat janë kushtet amerikane për Serbinë?

Kremlini: “Samiti Putin-Trump në ditët në vijim.” Presidenti rus: “Nuk ka kushte për një takim me Zelenskyn.”

Arrestohet pjesëtari i ri amerikan-tentoi rusëve tu dorëzojë të dhëna sekrete pë Abrahams

Kosova Times December 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kreu i NATO-s njoftoi kërcënime për shkak të lidhjeve të Rusisë me Korenë e Veriut, Iranin dhe Kinën

Kosova Times Kosova Times November 12, 2024
Dollia shqiptare, pasuri kombëtare e trashëgimisë kulturore
Italia: Evropa duhet të kufizojë ndikimin rus në Ballkan
AAK dhe NISMA me koalicion për zgjedhjet e përgjithshme
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 100 gjoba trafiku për 24 orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?