“Demokracia funksionon me shumicë, jo me imponim. Institucionet janë të popullit, të asnjë partie politike të veçantë”, kështu ka deklaruar para mediave kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dështimit të radhës të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ai tutje ka thënë se duhet ta kuptojnë të gjithë se koha e sundimit një partiak dhe monizmit ka përfunduar.
“Sa më parë që t’i kupton LVV këto tri çështje, aq më mirë për vendin sepse vërtetë është e tepërt që të sillemi këtu çdo dy ditë. T’i thirrin arsyes dhe të propozojnë dikë që e merr shumicën e deputetëve të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se partia e shumicës ka mentalitet të imponimit dhe presionit, e që kjo sipas tij duhet të marrë fund.
Krasniqi ka thënë se LVV është partia që me qëllim po i bllokon institucionet.