By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Më 1 Maj zgjidhje ose drynin Kuvendit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Më 1 Maj zgjidhje ose drynin Kuvendit!
Opinion

Më 1 Maj zgjidhje ose drynin Kuvendit!

Kosova Times
Last updated: 2025/04/29 at 11:50 AM
Kosova Times Published April 29, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Serbët kur janë në pyetje interesat e tyre nacionale bëhen bashkë si një trupë e vetme, kurse neve shqiptarëve na bën bashkë vetëm interesi partiakë! Serbët i bashkon interesi ndaj Kosovës, kurse neve shqiptarëve nuk na bën përshtypje interesi i shtetit të fituar me gjak dhe sakrifica të panumërta para interesit personal dhe partiakë. Qysh nuk po u vjen marre prej serbëve politikanë të mjerë!

E keni tepruar deputet servil të liderëve partiakë

E gjitha çfarë po ndodhë në mbledhjet e Seancës Konstituive të Kuvendit të Kosovës, më tepër është strategji e partive parlamentare për të dëshmuar forcën ndaj njëra-tjetrës sesa vullnet për të ecur përpara në krijimin e institucioneve të reja shtetërore.

Përplasjet mes VV-së dhe partive të tjera po dëmtojnë funksionimin e Kuvendit, duke krijuar kështu një bllokadë të qëllimshme, e cila po e bën të pamundur formimin e institucioneve të reja shtetërore.

Edhe përkundër kërkesës së partive rivale që të ndryshojë kandidatin, LVV-ja përsëri e propozojë Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, duke e legjitimuar kështu dështimin e gjashtë të saj në Kuvend!

Janë të pakuptimta akuzat e ndërsjella të partive parlamentare. VV-ja po akuzon partitë e tjera për bllokadë të qëllimshme të Kuvendit, ku ngjashëm po deklarohen edhe PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja për partinë e parë.

Opozitës i takon që ta bëjë hapin e parë në konstituivin e Kuvendit, pastaj le t’i matin forcat me partinë fituese të zgjedhjeve, por assesi nuk i takon të bllokojë në mënyrë të pandershme zgjedhjen e Kryeparlamentarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

Fundja, ky është obligim kushtetues i deputetëve të Kuvendit që të zgjedhin organet drejtuese të institucionit legjislativ nga i cili po i marrin në mënyrë të padinjitetshme mëditjet nga buxheti i shtetit!

Në situatën e krijuar kanë mbetur vetëm dy rrugë: zhbllokim ose shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme! Shpërbërja eventuale e një Kuvendi të pakonstituuar do të ishte rast i keq dhe i paprecedent, do të ishte alarm për proceset e ardhshme demokratike para të cilave ndodhet vendi ynë!

Dështim pas dështimi kemi arritur në përpjekjen e 9-të të 1 Majit për konstituivin e Legjislaturës së 9-të! Nëse edhe në seancën e ditës festive dështojnë deputetët në konstituivin e organeve drejtuese, Kuvendit duhet t’i vihet dryni që të mbrohet nga abuzimi i mëtutjeshëm i politikanëve të papërgjegjshëm!

You Might Also Like

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Kosova Times April 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministri estonez dëshiron ta shpallë Patriarkanën e Moskës një “organizatë terroriste”

Kosova Times Kosova Times April 15, 2024
Njëzet e dy vjet nga sulmet që tronditën botën
Marsh për kujdes nga kanceri i gjirit
Rama pret drejtorin e Departamentit për Siguri dhe Rend Publik, në Misionin e OSBE-sëd
Kurti takoi koordinatoren e UNKT-së, flasin për projekte të përbashkëta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?