Sipas KDI -së këta lumenj janë shndërruar në deponi të mbeturinave plastike.

“Kjo është gjendja e shumicës së lumenjve të Kosovës, të cilët janë shndërruar në deponi të mbeturinave plastike, e për më keq edhe të mbetjeve shtazore.Këto fotografi janë bërë para pak ditësh nga qytetarë, kolegë tanë nga OJQ-të lokale dhe aktivisti për mbrojtje të mjedisit, Arian Mavriqi – Photography në Kamenicë, Lipjan, Istog, Pejë dhe Mitrovicë”.

“Për të gjitha këto krime mjedisore tanimë janë njoftuar komunat përkatëse, dhe ne po presim veprime konkrete! “, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të KDI-së në Facebook.