Busan – qyteti i dytë më i madh në Korenë e Jugut, i vendosur në pjesën jugore të Gadishullit Korean dhe është porti më i madh i Koresë. Qyteti ka plazhe të gjera, tempuj historikë dhe tregun më të madh të peshkut në Kore , por edhe një skenë të shkëlqyer gastronomike dhe gjithçka që përfshin jeta moderne e qytetit – nga birraritë artizanale dhe baret origjinale te tregjet e pleshtave dhe një larmi të gjerë galerish.

Por edhe nëse nuk e keni konsideruar Busanin si destinacionin tuaj të radhës, mund të keni parë tashmë një atraksion të Busanit që nuk duhet humbur -tramvajet shume ngjyreshe që kalojnë përgjatë bregut të detit.

Parku Haeundae Blue Line është në fakt një linjë hekurudhore që u shndërrua në një linjë vetëm për turistë në vitin 2020, duke u shtrirë 4.8 kilometra deri në plazh.

Teleferiku i parë 

Por tramvajet nuk janë tërheqja e vetme e qytetit korean. Pasi u vu në funksion në vitin 1964 si teleferiku i parë në Kore, atraksioni i plazhit Songdo u mbyll ndërkohë vetëm për t’u rihapur në vitin 2017, me një gjatësi prej 1.62 kilometrash. Janë në dispozicion 39 kabina, 13 prej të cilave kanë një fund qelqi përmes të cilit pasagjerët mund të shijojnë nuancat e blusë dhe bruzit që bashkohen me shkëmbinjtë dhe kodrat përreth.

I hapur në vitin 1913,  Plazhi Songdo  ishte plazhi i parë në Kore. Pas një periudhe të artë gjatë viteve 1960 dhe 1970, plazhi gradualisht u shkretëtirua. Por shpejt dëshira për shkëlqimin e artë u rikthye dhe plazhi i braktisur u rikthye, dhe sot është më i bukur se në ditët e tij të rinisë. Rëra e ngrohtë dhe teleferiku mbi det tërheqin më shumë se pesë milionë vizitorë në vit.