“Të dyshuarit, B.Z. (M/K), 28 vjeç, dhe B.Z. (M/K),25 vjeç, janë dorëzuar lidhur me një ngjarje të ndodhur më 26 gusht 2024 në fshatin Greme të Ferizajt, ku si pasojë mbeti i plagosur personi B.B. (M/K), 38 vjeç. Pas kryerjes së veprës penale, të dyshuarit ishin në arrati deri në momentin e dorëzimit të tyre sot. Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore”, njofton PK.