“Edhe sot, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e bëri të qartë se jemi këtu dhe nuk bëjmë asnjë kompromis në dëm të qytetarëve të Kosovës. PDK është e vendosur ta bëjë Kosovën #MaMirë – dhe këtë do ta arrijmë me Bedri Hamzën si Kryeministër”, ka shkruar Tahiri.

Kreu i PDK-së i është përgjigjur ftesës për takim liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, pak kohë para se deputetët të mblidheshin në Kuvend në tentimin e nëntë për konstituim.

Por këtij takimi nuk iu përgjigj LDK-ja. Pas zhvillimeve në kuvend ku u tentua të votohej me votim të fshehtë për kryeparlamentarin, Abdixhiku shkroi; “A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim? Të takojnë, të mashtrojnë!”, kishte shkruar ndër të tjera ai, duke thënë se është interes kombëtar refuzimi i qasjes së tillë politike, jo nënshtrimi e dorëzimi para saj. “Shpresoj dhe partitë tjera ta kuptojnë këtë gjë sa më pare”.