By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve
January 2, 2026
Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup
January 2, 2026
Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci
January 2, 2026
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 2, 2026
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kosova
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Njohës të ekonomisë dhe bizneset: Qytetarët tu kthehen produkteve vendore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Njohës të ekonomisë dhe bizneset: Qytetarët tu kthehen produkteve vendore
Ekonomi

Njohës të ekonomisë dhe bizneset: Qytetarët tu kthehen produkteve vendore

Kosova Times
Last updated: 2022/12/29 at 10:15 AM
Kosova Times Published December 29, 2022
Share
SHARE

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Serbia ka eksportuar mallra prej 6.6 për qind në Kosovë, gjatë viti 2022. Për këtë biznesmen por edhe njohës të ekonomisë thonë se qytetarët kosovarë duhet të kthehen te konsumimi i produkteve vendore.

Raporti i fundit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregon se për nëntor importi nga Serbia në Kosovës është mbi 31 milionë euro, e që krahasuar me një vit më herët kjo ishte mbi 28 milionë euro.

Biznesmeni Burim Piraj thotë se që kur ka filluar lufta në Ukrainë, ka pasur ngritje të importit të prodhimeve serbe në vend. Përmes kampanjës  “Besa Besë” kundër produkteve serbe në Kosovë, Piraj tha se kanë pasur ndikim të madh në vetëdijesim të qytetarëve.

“Tani këto ngjarjet që po ndodhin në veriun e Kosovës, kemi  pasur një mbështetje shumë më të madhe për të mos blerë prodhime të Serbisë. Jemi duke u marrë edhe me aktivitete nëpër markete ku po i vetëdijesojmë qytetarët mos me ble prodhime të tilla.  Gjithashtu nga Ministria e Tregtisë, po kërkojmë që  akciza e vendosur në  materiale ndërtimore si antidampingu të rikthehet e pse jo edhe taksa 100% derisa po vazhdojnë barrikadat në veri.  Mendojmë se taksa  100% është metodë paqësore që të zmbrapsen grupet kriminale serbe të orkestruara nga Beogradi zyrtar”, tha Piraj.

E njohësi i Ekonomisë, Safet Gerxhaliu, tha se nga totali i importit të Kosovës qoftë në vitin 2021 apo 2022,  6% janë importe nga Serbia. Por prapë kjo është shifër e madhe që po e shqetëson opinionin. Ai tha se duhet të tregohet maturi në këtë drejtim.

“Duhet një  maturi të tregohet pjekuri politike, ekonomike e diplomatike sepse, çdo luftë e hapur ekonomike do të jetë në konfrontim për Bashkimin Evropian, sepse në Serbi  janë më shumë se 300 brende të ndryshme evropiane që prodhohen në Serbi dhe ai prodhim është i dedikuar për Ballkanin Perëndimor. Paramendoni nga ky 6% i importeve nga Serbia vetëm 2% janë prodhime të tyre të gjitha janë brende evropiane”, tha Gërxhaliu.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës,  në muajin nëntor 2022 importet nga vendet e CEFTA-s, arritën në 86.4 milionë euro, ose 18.2% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 1.5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.6%), Maqedonia e Veriut (5.0%) dhe Shqipëria (4.7%).

 

You Might Also Like

Qengj i skuqur, me bazë vere, me lëng shege dhe kumin

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Një propozim për një dimër pak më ndryshe – ishulli evropian me më shumë diell në janar

Pse viti 2025 ishte një pikë kthese për turizmin në Uzbekistan?

Katër fshatra të rinj turkë renditen ndër më të mirët në botë

Kosova Times December 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gazetaret e REL-it shpërblehen me dy çmime vjetore

Kosova Times Kosova Times December 10, 2024
AGK dënon ashpër akuzën e rëndë ndaj Berat Buzhalës për rastin e vrasjes së Sadri Sadriut
Policia: Kemi funksionalizuar sistemin e hallkave në të gjitha drejtoritë rajonale
Mbahet takimi i KS i OKB-së, Osmani përfaqëson Kosovën
Haradinaj: Investimi në edukimin cilësor, garanca për të ardhmen tonë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?