Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij, në indeksin e lirisë së medieve, ku Kosova ka shënuar rënie.
Ambasadori Rohde ka shënuar se Kosova ka rënë gjithsej 24 vende në indeksin e fundit të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij.
Rohde, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, vuri në dukje klasifikimin e Kosovës duke e krahasuar me vendet e rajonit duke thënë: edhe prapa Serbisë.
“Raporti lexon si një libër detyre për qeverinë e re, duke përshkruar qartë hapat e nevojshëm për të siguruar një shtyp të lirë, i cili është thelbësor për çdo demokraci të gjallë dhe rezistuese”, ka shkruar Rohde.