Ai, në një shkrim në ‘Facebook’ vuri në pah se rënia e lirisë së medies në Kosovë nuk është rastësi, është pasojë e frikës, kontrollit dhe arrogancës politike.

“Liria e shtypit është fituar me sakrificë. Nuk duhet kurrë të shkëmbehet me heshtje. Kjo nuk është mënyra si nderohet lufta për liri. Një qeveri që ka frikë nga kritika, ka frikë nga populli i vet”, ka shkruar Haradinaj.