Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka në një postim në Facebook ka shkruar se të thuhet se në Kosovë nuk ka liri të shprehjes është totalisht e pavërtetë.
Manxhuka ka reaguar pas publikimi të indeksit vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, në të cil9in Kosova renditet në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.
Ai ka theksuar se në Kosovë, jo që ka liri të shprehjes, por ka liri absolute të të shprehurit. Madje deri edhe në mosndëshkim absolut të shpifjes.