Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e masakrës së Studimes në Vushtrri, duke nderuar kujtimin e 116 grave, fëmijëve dhe të moshuarve shqiptarë të vrarë nga regjimi gjenocidal serb brenda vetëm dy orësh.
Osmani ka thënë se plagët e asaj dite të kobshme nuk do të shërohen kurrë, por e vërteta për mizoritë e kryera do të mbahet gjallë e do të përcillet brez pas brezi.
“Kujtesa për ta është obligim, drejtësia është qëllimi ynë, ndërsa martirët janë testament i përjetshëm i lirisë sonë.Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e Studimes!”, ka thënë Osmani.