Në një shkrin në Facebook, Murati ka thënë është thellësisht i pasaktë pretendimi se liria e mediave është më keq në Kosovë sesa në Serbi. “Është madje qesharake të pretendohet kështu”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka shtuar se në përmbajtje, raporti pak a shumë thotë atë që e thonë edhe zyrtarët qeveritarë.

“Mediat financohen nga reklamat e sektorit privat, dhe në disa raste edhe nga autoritetet KOMUNALE apo PARTITË POLITIKE. Për më tepër, PËRMES PRONARËVE TË TYRE, redaksitë e mediave private janë të ekspozuara ndaj NDËRHYRJEVE nga grupet e fuqishme të BIZNESIT DHE POLITIKËS. Pra edhe raporti po thotë që pronarët e mediave private, ndërhyjnë në mediat e tyre për të shtyrë përpara axhenda për parti politike apo për biznese të caktuara”, ka thënë Murati.

Ndërsa në një konferencë të jashtëzakonshme për medie para ndërtesës së qeverisë, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha ka thënë se ky është një alarm jashtëzakonshëm, dhe një rangim shokues që lë Kosovën si vendin e fundit, më së keqi në Ballkanin Perëndimor.