Ambasada britanike ka theksuar se media e lirë dhe e pavarur është thelbësore për demokraci të shëndetshme.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga rënia e Kosovës në indeksin e Reporterëve pa Kufij gjatë dy vjetëve të fundit pas rezultateve të mëhershme mbresëlënëse. Qeveria e re e Kosovës duhet të mbrojë dhe mbajë institucionet e saj demokratike, përfshirë sigurimin e një mjedisi të lirë dhe të respektueshëm që gazetarët të kryejnë punën e tyre, dhe që të punojë me mediat dhe organizatat e shoqërisë civile në draftimin e një ligji të ri për Komisionin e Pavarur të Medias”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Në indeksin e ‘Reporterëve pa Kufij’, Kosova renditet më së keqi në raport me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria renditet e 80-ta, Mali i Zi i 37-ti, Maqedonia e Veriut 42-ta, Bosnje e Hercegovina e 86-ta dhe Serbia e 96-ta.