Ushtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të KFOR, kanë kryer patrullime këmbësorie përgjatë kufirit të Kosovës.
KFOR-i thekson se 1ëllimi i këtyre patrullimeve është garantimi i lirisë së lëvizjes dhe ruajtja e një ambienti të sigurt për të gjitha komunitetet.
Sipas një njoftimi nga KFOR-i, trupat e këtij misioni zhvillojnë patrullime të përditshme nëpër disa komuna të Kosovës, si pjesë e angazhimit për të mbajtur stabilitetin në rajon.
“Qoftë në mënyrë të pavarur apo në bashkëpunim me partnerët tanë të reagimit të sigurisë, KFOR mbetet i përkushtuar ndaj misionit të tij”, thuhet në njoftim.