Një ndër figurat më të njohura politike të shqiptarëve të Kosovës gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë dhe më vonë ka vdekur të martën. KOK ka dërguar një telegram ngushëllimi, ku ka vlerësuar lart kontributin e saj në sport dhe në promovimin e barazisë gjinore.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktivistes politike, Kaqusha Jashari. Kaqusha Jashari ishte e lidhur ngushtë me sportin, konkretisht me hendbollin, sport të cilin e praktoi për vite të tëra, duke bërë karrierë në klube të ndryshme. Ajo do të kujtohet me respekt të madh për kontributin e saj të çmuar në promovimin e barazisë gjinore dhe diversitetit, ku jepte kontributin e saj në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Komitetit Olimpik të Kosovës. Rrëfimi i saj i sinqertë dhe frymëzues për karrierën sportive ka lënë gjurmë të thella te gjeneratat e reja të sportistëve”, ka shkruar KOK. “Në emër të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe lëvizjes olimpike në vend, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Jashari, miqëve të saj dhe gjithë komunitetit të hendbollit”.