Ai edhe sot kërkoi që të ndërrohet kandidatja për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“Ky është një degradim që asnjëherë nuk e kemi paramenduar që mund të ndodhë. Ky është edhe dhunim i verdiktit të qytetarëve të Kosovës sepse pasnesër bëhen tre muaj që i kemi mbajtur zgjedhjet dhe ato zgjedhje e kanë prodhuar këtë përbërje të Kuvendit, e cila e ka për obligim ta konstituojë Kuvendin, por tendenca e LV-së – mospajtimi për faktin që s’ka shumicë parlamentare – po e mban peng këtë proces dhe e ka lënë Kosovën pa institucione legjitime”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se si Parti Demokratike e kemi qëndrimin e njëjtë që e kemi pasur që në fillim.

“Besojmë se vendi duhet t’i ketë institucionet e konsoliduara”, tha ai.