By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 29, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
January 29, 2026
Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta
January 29, 2026
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pacolli: PDK, LDK, AAK e Lista Serbe janë një koalicion
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pacolli: PDK, LDK, AAK e Lista Serbe janë një koalicion
Lajme

Pacolli: PDK, LDK, AAK e Lista Serbe janë një koalicion

Kosova Times
Last updated: 2025/05/07 at 11:25 PM
Kosova Times Published May 7, 2025
Share
SHARE

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, në magazinën “Info Plus” të RTK-së ka komentuar komunikatën e lëshuar nga Partia Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së kryesisë që mbajti kjo parti, e cila u shpreh e hapur për dialog, derisa konsideron që qeveria e re duhet të vijë nga opozita e djeshme.

 

Kjo, sipas Fitore Pacollit, nënkupton se PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe janë në koalicion.

“Komunikata e PDK-së lë të kuptohet që ka një koalicion, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, janë një koalicion që dëshirojnë ta udhëheqin qeverinë në të ardhmen. Flet për qeveri demokratike, ndërkohë me kërkesën e tyre për të pasur një qeveri të formuar nga forcat opozitare e minon procesin demokratik”, vlerësoi ajo.

Pacolli tha se nuk mund të mbrohet demokracia duke minuar vullnetin e qytetarëve. “Cili është qëllimi i zgjedhjeve?”, pyeti tutje ajo. “Nëse këto parti politike refuzojnë ta pranojnë atë të drejtë që na jep kushtetuta si parti fituese, këta po e minojnë procesin demokratik”, tha deputetja e Vetëvendosjes.

Pacolli tha se emri i kryeparlamentarit nuk është çështje që duhet të diskutohet mes partive në kuvend, sepse është e drejtë që nuk mund të kontestohet nga askush, sepse i takon vetëm partisë fituese.

“Nuk mund të ketë konsensus në zgjedhjen e emrit të kryeparlamentarit, sepse i takon vetëm partisë fituese. LVV ka tentuar të gjejë zgjidhje, kemi propozuar formë të re votimi, për të çliruar disa deputetë të cilët janë të kontrolluar, për të zgjedhur kryetarin, përmes votës së fshehtë”, tha ajo.

Pacolli tha se përmes kësaj forme të votimit po ua japin të drejtën që deputetët të shprehen lirshëm. Ajo thotë se nuk shkruan askund se nuk guxon të ndërrojë mënyra e votimit gjatë procesit. “Nëse nuk guxon të ndërrohet mënyra, pse guxon të ndërrohet kandidati?”, tha ajo.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore

Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Kosova Times May 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjendet trupi i pajetë i 4- vjeçarit në kanalet e Ibër Lepencit

Kosova Times Kosova Times May 23, 2023
Çeku jep lajmin e madh: Nis procedura për ndërtimin e stadiumit në Suharekë
SHBA-të ndryshuan tonin e dialogut me Izraelin pas incidentit në Gaza
Qeveria e Kosovës: Presim vlerësimin e situatës në veri për hapat e mëtejmë
Ambasada gjermane organizon takim lamtumirës për Rohden
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?