By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
October 27, 2025
Pas ndalimit të 45 turqve, Mali i Zi vendos viza të përkohshme
October 27, 2025
Sulm i madh me dron në Moskë, shpërthime të fuqishme
October 27, 2025
Moti në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura
October 27, 2025
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë
October 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Apel i hapur për vetëdijesim politik dhe përgjegjësi kombëtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Apel i hapur për vetëdijesim politik dhe përgjegjësi kombëtare
Opinion

Apel i hapur për vetëdijesim politik dhe përgjegjësi kombëtare

Kosova Times
Last updated: 2025/05/08 at 7:08 AM
Kosova Times Published May 7, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Hyzri SALIHU

Kjo është një thirrje që nuk buron nga mllefi, por nga brenga. Një thirrje që nuk synon të fajësojë, por të vetëdijësojë.
Sepse, përtej emrave dhe partive, kombi ynë ka nevojë për njerëz që e ndiejnë peshën e përgjegjësisë.
Sot, ajo që mungon më shumë në hapësirën politike shqiptare nuk është as pushteti, as retorika – por vizioni dhe përgjegjësia.
Ndërkohë që kombi ballafaqohet me sfida serioze, me kërcënime të brendshme dhe të jashtme, me përçarje sociale dhe izolim ndërkombëtar, shumica e klasës politike mbetet e mbyllur në betejat e brendshme për pushtet, në luftën për poste, e jo në betejën për të ardhmen e kombit.
Është e dhimbshme të shohësh se si mungesa e mendimit strategjik është zëvendësuar nga llogaritjet elektorale.
Si mungesa e bashkëpunimit është zëvendësuar nga përjashtimi dhe përçmimi.
Dhe më e rënda: si mungesa e këshilltarëve të mirëfilltë është zëvendësuar nga militantët dhe servilët. E gjithë kjo ndodh, ndërkohë që NATO dhe aleatët tanë nuk mund të jenë zëvendësim për vetëmbrojtjen tonë morale, kulturore dhe institucionale.
As nuk mund të jenë justifikim për papërgjegjësi.
As ambasadat, e as miqësitë ndërkombëtare, nuk mund të zëvendësojnë mungesën e burrave dhe grave të shtetit.
Të jesh politikan shqiptar sot është mision.
E nëse nuk jeni gati ta mbani këtë barrë, atëherë nuk jeni gati as të udhëhiqni.
Sepse ne nuk kemi luksin të dështojmë më.
Historia nuk fal më shumë eksperimente dhe populli nuk duron më shumë mashtrime.
Sot, fati i shqiptarëve në rajon nuk varet nga rastësia – por nga organizimi. Jo nga improvizimi – por nga bashkërendimi.
Jo nga fjalët – por nga veprimet.
Prandaj, ftoj publikisht të gjithë faktorët politikë e institucionalë shqiptarë që të lënë mënjanë ndasitë boshe dhe të ulen në një tryezë kombëtare të përgjegjësisë.
Jo për të ndarë pushtetin, por për të ndarë barrën e përbashkët: mbrojtjen e interesit kombëtar, ndërtimin e sigurisë, ruajtjen e identitetit dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal shqiptar.
Është koha të zgjohemi para se të na zgjojnë të tjerët. Sepse historia nuk e pret askënd. Dhe ne s’mund të përfaqësojmë një komb të vjetër me mendësi të vogla.

You Might Also Like

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Pika e verbër e Evropës: Mediat sociale janë një kërcënim strategjik

Qeveri Kurti 3 në mes të dëshirës dhe realitetit

Një kafe, dy viktima dhe heshtja jonë kolektive!

Politika zhvillimore për fuqizimin e shtetit, jo riparim të varfërisë për ruajtje të pushtetit

TAGGED: #Hyzri Salihu
Kosova Times May 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Kosova Times Kosova Times March 27, 2023
Viola von Kramon: Vuçiq diskrediton BE-në dhe merr para
Kryebashkiaku i Parisit: Atletët rusë nuk do të jenë të mirëpritur në Lojërat Olimpike
Del foto, ky është shqiptari që vrau bashkëkombësin e tij në Selanik, dyshime se mund të fshihet në Shqipëri
Erdogan diskuton me Zelenskyn dhe Putinin mbi zgjatjen e marrëveshjes së grurit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?