Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se sot do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale në Prishtinë kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave në detyrë të cilët janë zgjedhur deputet të Kuvendit të Kosovës.
“Sot (e enjte), në orën 13:15, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë. Vendi: Prokuroria Speciale, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
LDK-ja e kishte paralajmëruar qysh në ditët e para, kur Kurti e deputetët tjerë që kanë pozita ekzekutive në qeveri kishin dhënë betimin si ligjvënës të legjislaturës së nëntë, se do të dorëzonin kallëzim penal për ta.