Policia në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 19:00, në rrugën “Haxhi Zeka”.
Gjatë një kontrolli në një lokal dhe në shtëpinë e të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: 1.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një armë automatike e tipit AK-47 me një fishek, pajisje për kultivim të bimëve narkotike, dy aparate për lojëra të fatit dhe 1,480 euro para të gatshme.
I dyshuari, shtetas kosovar, është ndaluar dhe pas procedurave të para hetimore, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.