Kryeministri Kurti e nderoi figurën e Komandant Drinit gjatë ditës së sotme. Ai bëri homazhe në varrin e tij në varrezat e dëshmorëve në Landovicë si dhe te memoriali i tij në lagjen Bazhdarhane në Prizren.

“Ka qenë strateg ushtarak dhe veprimtar e intelektual i cili i ka impresionuar të gjithë bashkëbiseduesit vendorë dhe të huaj, përfshirë edhe ata që e kanë intervistuar gjatë luftës e pas saj”,  ka thënë Kurti .

Ai ka shtuar se 25 vite me vonë drejtësia për Komandant Drinin është vonuar aq shumë sa që është mohuar.

Kurti  gjithashtu u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të merren me këtë çështje një orë e më parë dhe ta zbardhin rastin.