By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përurohet projekti i Via Ferrata-s dhe urës `tibetiane` në Ferizaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përurohet projekti i Via Ferrata-s dhe urës `tibetiane` në Ferizaj
Lajme

Përurohet projekti i Via Ferrata-s dhe urës `tibetiane` në Ferizaj

Kosova Times
Last updated: 2025/05/11 at 2:10 PM
Kosova Times Published May 11, 2025
Share
SHARE

Ferizaj tashmë është bërë me një destinacion të ri turistik – të parin e këtij lloji në këtë komunë – përmes përurimit të projektit të Via Ferrata-s dhe urës tibetiane, i cili u realizua nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj në bashkëpunim me projektin FEGO, në kuadër të organizatës zvicerane Swisscontact.

 

Në ceremoninë e përurimit, drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, Balton Derguti, deklaroi:

“Ky është vetëm njëri ndër projektet e shumta që kemi realizuar gjatë viteve të fundit me qëllim të zhvillimit të turizmit në komunën tonë. Përmes këtij investimi, synojmë të krijojmë më shumë mundësi për turizëm malor dhe aventurier, duke tërhequr vizitorë vendorë dhe ndërkombëtarë.”

E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe përfaqësuesja e organizatës Swisscontact, Shegë Shkodra, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional:

“Në komunën e Ferizajt kemi zbatuar disa projekte së bashku, përfshirë këtë të fundit që ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e turizmit alternativ. Dua ta përgëzoj drejtorin z. Derguti për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe përkushtimin ndaj iniciativave të tilla.”

Në emër të bjeshkatarëve të Ferizajt, fjalën e mori Besnik Reka, i cili shprehu falënderimin ndaj institucioneve për përkrahjen e vazhdueshme:

“Jemi shumë të lumtur që qytetit tonë po i shtohet një projekt i tillë, i cili ka munguar prej kohësh. Është një mundësi e jashtëzakonshme për adhuruesit e natyrës dhe sporteve malore. Ftojmë të gjithë të interesuarit për ngjitje në Via Ferrata të kontaktojnë Klubin e Turizmit dhe Rekreacionit në Ferizaj, pasi ngjitjet duhet të realizohen gjithmonë nën përcjelljen e guidave të licencuara, për sigurinë e të gjithëve.”

Projekti pritet të ndikojë pozitivisht në ekonominë lokale duke nxitur zhvillimin e turizmit malor, rritjen e numrit të vizitorëve dhe promovimin e resurseve natyrore të komunës së Ferizajt.

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

Kosova Times May 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Vushtrria përuron aparatin e mamografisë

Kosova Times Kosova Times June 23, 2025
“Dekoratat e Vuçiqit që njollosin fytyrën e Serbisë”: Natasha Kandiq pasi presidenti serb shpërbleu Rusinë që nuk votoi për Rezolutën për Srebrenicën
1168 gjoba për një javë në rajon të Gjilanit
Applebaum: Autokracitë janë bashkuar kundër demokracive
Arrestohet i dyshuari që komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?