By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE pret që Rusia të bjerë dakord për një armëpushim deri në fund të ditës, më 12 maj.
May 12, 2025
Berisha: Janë shkelur kriteret e zgjedhjeve
May 12, 2025
Kryeministria: Anëtarësimi në KiE temë qendrore e takimit Kurti – QUINT-i
May 12, 2025
Ismaili në takim me presidentin e Bundesbank, Joachim Nagel
May 12, 2025
Ambasadori Hargreaves mbështet Prokurorinë Speciale kundër korrupsionit
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A është i mundur rikthimi i filozofisë politike rugoviane në LDK?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > A është i mundur rikthimi i filozofisë politike rugoviane në LDK?!
Opinion

A është i mundur rikthimi i filozofisë politike rugoviane në LDK?!

Kosova Times
Last updated: 2025/05/12 at 8:18 AM
Kosova Times Published May 12, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Pas shkuarjes në amshim të liderit historik Ibrahim Rugova, për të mos thënë e paarritshme, është vështirësuar tej mase mundësia për ta rikthyer LDK-në në zonjë të parë të skenës politike, me vlera e parime të shëndosha siç ishte në vitet e ’90-ta!

Bashkimi i elektoratit rugovian duhet të fillojë nga ndarja e parë deri tek kjo e fundit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Sikurse për çdo materie tjetër fizike e ndarë, bashkimi i pjesëve të së cilës bëhet pikërisht në pikën e ndarjes me qëllim të ruajtjes së formës dhe përmbajtjes së saj, edhe bashkimi i LDK-së pas ndarjes fatale të vitit 2006, duhet të ndodhë nga pika e ndarjes, jo për të kënaqur apo thyer egon dhe epshet karrieriste të askujt, por, pse rrethanat aktuale politike në Kosovë, dhe sidomos këto brenda LDK-së na imponojmë të provojmë të bëhemi bashkë edhe një herë si në kohën e liderit historik Ibrahim Rugova.

LDK-ja u nda dhe u fragmentizua disa herë nga ajo kohë deri më sot. Secili grupim i ndarë politik thirret në vazhdimësinë rugoviane, por asnjëri prej tyre nuk e përfaqëson filozofinë politike rugoviane!

Koalicionet e panatyrshme dhe pazaret politike për poste ministrore e kanë dëmtuar në vijimësi LDK-në, e cila ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha me kontrabandimin e vullnetit të lirë të votuesve dhe dhunimin e demokracisë së brendshme partiake.

Në përgjigjen time titullit të këtij shkrimi, e them me optimizëm, se elektorati mund të ribashkohet vetëm duke i lënë mënjanë të gjitha mëritë (inatet) me njëri-tjetrin, duke i lënë mënjanë interesat personale për hir të bashkëkombësve tonë në Kosovë dhe Diasporë, të cilët s’u ndalen asnjëherë së vepruari për një Kosovë të lirë dhe sovrane, për një shtet demokratik dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e saj.

Fundja këtë e kemi për obligim ta bëjmë edhe në emër të përpjekjeve shekullore për liri, të sakrificave sublime për çlirim, në emër të gjakut të dëshmorëve dhe veprimtarëve të shumtë të LDK-së, që ranë dëshmorë për kauzën e çlirimit dhe pavarësimit të vendit nga pushtuesit serb.

Periudha e vështirë postrugoviane në LDK po na përcjellë edhe 19 vjet pas shkuarjes në amshim të liderit historik të LDK-së, hyjnorit Rugovë. Ndarja dhe përçarja e elektoratit rugovian në Kuvendin e VI-të zgjedhor, ishte produkt i investimeve të gjata jo vetëm për ta ndarë, por edhe për ta dëmtuar të ardhmen e gjatë të saj.

Tani është momenti i fundit të ndahemi nga e keqja, nga katandisja e vlerave rugoviane në LDK, duke u bërë bashkë në partinë-lëvizje për shtetin e Kosovës, ashtu siç ishim në vitet e ’90-ta, duke i larguar nga LDK-ja puçistët, uzurpatorët dhe mercenarët si dhe për t’i zhbërë një herë e mirë grupet e interesit dhe matrapazët politikë brenda partisë shtetformuese.

Rugovizmi filozofi dhe ADN politike e shqiptarëve të Kosovës

I motivuar nga titulli i shkrimit, u ktheva në kohë 35 vite më parë, në vitet e krenarisë kombëtare, në aktivitetet atdhetare kur e parapëlqeja të më quanin ‘ushtar i lirisë’ në vend të postit politik që mbaja asokohe (anëtarë i kryesisë dhe nënkryetar) në Degën e Forumit Rinor të LDK-së në Klinë.

Asnjëherë në jetën time nuk kam vrapuar pas posteve dhe privilegjeve. Kam vepruar çdo herë dhe do të veprojë edhe në të ardhmen për të mirën e popullit dhe atdheut tim të shenjt.

I kam shërbyer çështjes kombëtare dhe lirisë së atdheut tim, këtë do ta bëjë deri në frymën e fundit, varësisht prej rrethanave dhe vullnetit të (qytetarëve) bashkatdhetarëve.

Me bashkimin e fuqisë së shëndoshë intelektuale, akademike të themeltarëve të asaj kohe dhe me idetë kreative dhe fuqinë politike të ditëve të sotme, duke i larguar një herë përgjithmonë uzurpatorët e vlerave rugoviane, të atyre që LDK-në nga një parti të besës e kthyen në pabesi dhe zhgënjim të përgjithshëm shoqëror të vendit tonë.

Jam ndër të paktët analist dhe gazetarë që ende mendojnë për ta ruajtur vazhdimësinë rugovine në LDK, por, çdo ditë e më shumë po mbetëm zë i vetmuar, pasi të tjerët që moti janë larguar prej saj dhe janë rreshtuar nëpër subjekte të tjera politike.

Edhe nëse mbetëm i vetëm, do të vazhdoj rrugëtimin tim në mbështetje të ADN-së politike kosovare, përkatësisht të filozofisë politike rugoviane.

LDK edhe përkundër deformimeve dhe devijimeve të brendshme, mbetet i vetmi burim i pastër politik në këto tre dekadat e fundit.

Me ndihmën e Zotit dhe qytetarëve (bashkatdhetarëve) të vendit tim, do ta gjejë mënyrën dhe rrugën e veprimit për reformimin e LDK-së, fillimisht në komunën e Klinës, për ta përhapur më pastaj formulën e ndryshimit gjithandej Kosovës.

You Might Also Like

Putini dëshiron të adresojë ‘shkaqet rrënjësore’ të pushtimit të tij

Gërxhaliu: 50% e Fitimit Neto të Bankave Komerciale të investohet në Kosovë

Kuvendarët e zgjedhur nga populli që po duken e sillen si kamp paramilitarësh

Dështimi i 14-të, turpi i partive parlamentare!

Krizat permanente politike e institucionale ndikuan në eksodin masiv

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times May 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Aktivistja e burgosur iraniane bën thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve në Iran

Kosova Times Kosova Times February 24, 2024
Parlamenti ukrainas hodhi poshtë propozimin e Zelensky për dënime të ashpra për refuzimin e mobilizimit
Mbahet takimi vjetor me Suedinë
Të arrestuarit në Banjskë, “shtetas të Serbisë”
FSK pjesë e ushtrimit fushor `Dimali 24` në Shqipëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?