By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Trump pezullon ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Tajvanin
September 19, 2025
Madonna mezi e mban gjoksin me një fustan të prerë
September 19, 2025
Për herë të parë që nga fillimi i luftës: Një rezolutë mbi njohjen e shtetit palestinez u paraqit në Senatin e SHBA-së
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nesër përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nesër përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Nesër përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit

Kosova Times
Last updated: 2025/05/12 at 9:51 PM
Kosova Times Published May 12, 2025
Share
SHARE

Edhe pse kërkesa e Vetëvendosjes për votim të fshehtë tashmë i ka shkuar Kushtetueses, Kuvendi ka njoftuar edhe zyrtarisht se nesër do të vazhdojë seanca konstituive në orën 10:00. Kësisoj, deputetët do ta bëjnë përpjekjen e pesëmbëdhjetë për konstituim. Por, njohësit e kushtetutshmërisë po konsiderojnë se përplasjet politike dhe përpjekjet për konstituim kanë sjellë diskutime të shumta juridike, sidomos rreth nenit 113 të Kushtetutës dhe veprimeve të fundit në seancat parlamentare.

 

Neni 113 i Kushtetutës së Kosovës u jep të drejtë së paku dhjetë deputetëve që brenda 8 ditëve pas marrjes së një vendimi në Kuvend, qoftë ligj, akt tjetër juridik apo procedurë, ta dërgojnë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Kësaj gjykate sot i ka shkuar një kërkesë e tillë, ajo për votimin e fshehtë për kryeparlamentar duke qenë në procedurë të votimit.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës thonë se sipas interpretimeve të mëhershme të vetë gjykatës, termi “vendim” nuk nënkupton vetëm një akt të shkruar apo të miratuar formalisht, por edhe çdo veprim i Kuvendit që prodhon pasoja juridike.

“Gjykata Kushtetuese ka afat prej 60 ditësh për të vendosur nëse kërkesa është e pranueshme dhe e bazuar, e nëse ka pasur shkelje të Kushtetutës ose jo,” thotë Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në KDI.

Ndërkaq, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se pa një vendim të miratuar nga Kuvendi, nuk mund të flitet për shkelje formale të Kushtetutës dhe rrjedhimisht, nuk ka asnjë dëm të parashikueshëm që do të justifikonte ndërhyrje të menjëhershme nga gjykata.

“Vendimi për një komision ad-hoc nuk është miratuar ende, prandaj nuk ka bazë për ndërhyrje të Gjykatës Kushtetuese me masë të përkohshme,” tha Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IDK.

Nga ana tjetër, analistët politikë vlerësojnë se zhbllokimi i Kuvendit nuk mund të arrihet vetëm me interpretime juridike, por përmes vullnetit të partive politike për kompromis dhe marrëveshje.

“Kuvendi nuk mund të zhbllokohet pa një vullnet politik të qartë. Fituesi i zgjedhjeve ka të drejtë të propozojë, por partitë e tjera kanë të drejtën të votojnë sipas bindjes së tyre,” tha Dorajet Imeri, analist.

“Zgjidhja është politike. Por, duket se nuk ka gatishmëri për kompromis nga ish-partia në pushtet. Kjo mund të çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja,” thotë Blerim Canaj, analist politik.

Njohësit e çështjeve kushtetuese dhe politike theksojnë se Kuvendi shpesh përfundon në një situatë bllokade ku zgjidhjet politike mungojnë, duke e lënë Gjykatën Kushtetuese si instancën e fundit për interpretim dhe dalje nga kriza.

You Might Also Like

72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri i kthjellët deri 33 grad

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet

OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale

Kosova Times May 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

BQK: Sektori bankar është i sigurt

Kosova Times Kosova Times December 5, 2022
Media, i dërguari i SHBA-së Witkoff takohet sot me Putinin
Sanksione ndaj Koresë Veriore pas testimeve raketore
Papa bën thirrje për ndaljen e luftërave në mbarë botën
Konjufca uron popullin e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?