By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama dhe qeverisja e katert e tij,ne raport me Kosoven ?!
May 13, 2025
Kancelari gjermane nuk përjashton sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë
May 13, 2025
Sirianët në të gjithë vendin festojnë pasi Trump heq të gjitha sanksionet
May 13, 2025
Hulumtim: Kriza klimatike po vret frutin më të popullarizuar në botë
May 13, 2025
Abdixhiku takon ambasadorin suedez, diskutohet kriza institucionale
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën
Lajme

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2025/05/13 at 10:26 AM
Kosova Times Published May 13, 2025
Share
SHARE

Më 16 maj, udhëheqës nga e mbarë Evropa do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, për samitin e Komunitetit Politik Evropian (KPE). Ide e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj luftës në Ukrainë, KPE-ja mblidhet në nivelin më të lartë dy herë në vit, teksa kryesuesi i saj ndërrohet ndërmjet 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe 20 vendeve që s’bëjnë pjesë në BE.

Tani është radha e Shqipërisë, dhe ngjarja do të jetë njëfarë arritje kulmore për kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Në pushtet që nga viti 2013, ai tashmë është një prej drejtuesve më me përvojë, ndërsa takimi do të mbahet vetëm pesë ditë pas zgjedhjeve parlamentare në republikën e Ballkanit Perëndimor, në të cilat e para doli sërish Partia e tij Socialiste.

Brukseli e vlerëson lart Ramën, ndërsa zyrtarët e BE-së e lavdërojnë atë për aftësitë e tij diplomatike dhe për mprehtësinë e tij. Pasqyrim i kësaj është fakti se Shqipëria, brenda një viti, ka hapur shumicën e kapitujve të negociatave për anëtarësim në BE, teksa pritet të hapë më shumë të tjerë deri në fund të këtij muaji.

Çfarë është Komuniteti Politik Evropian?

KPE-ja nuk është organizëm i BE-së, as nuk është zëvendësim për anëtarësimin në BE, siç frikohen disa vende që aspirojnë t’i bashkohen BE-së. Ajo është, në thelb, forum për diskutime që nuk prodhojnë zyrtarisht rezultate konkrete apo komunikata përfundimtare; ajo s’ka vend të përhershëm apo sekretariat.

Përderisa mediat po mundohen ta shpjegojnë se çfarë saktësisht është apo se cilit qëllim i shërben ajo, duke marrë parasysh faktin se ekzistojnë aq shumë institucione tjera evropiane (si Këshilli i Evropës dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, sa për t’i përmendur disa), udhëheqësit duket se i kanë për qejf samitet e KPE-së.

Arsyeja prapa kësaj mund të jetë fakti se KPE-ja ka koreografi minimale zyrtare krahasuar me, për shembull, samitet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) dhe të BE-së, të cilat ndjekin protokolle të rrepta. Sigurisht, ka ceremoni hapëse, ka seancë plenare dhe ka fotografi të përbashkët. Udhëheqësit, më pas, ndahen në tri tavolina tematike, që përqendrohen mbi sigurinë, konkurrueshmërinë dhe migracionin.

Pjesa më e madhe e tubimit njëditor, megjithatë, do t’i përkushtohet takimeve të ndryshme të planifikuara dhe spontane bilaterale, të cilat shpejt mund të shndërrohen në takime më të mëdha, në rast nevoje. Samiti zhvillohet pa shumë ndihmës dhe këshilltarë të akredituar, që mundëson shumë takime dhe grumbullime të shpejta diplomatike, me ushqim dhe pije me bollëk. Tubimi ofron “njëfarë lirie dhe kreativiteti në jetën e tyre kryesisht të strukturuar”, siç është shprehur një diplomat.

Udhëheqësit e BE-së të ftuar në samitin e KPE-së

Në samitet e mëparshme të KPE-së pati orvatje politike për t’i bërë bashkë në një tavolinë udhëheqësin e Armenisë dhe atë të Azerbajxhanit, në shoqërinë e udhëheqësit të Francës dhe atij të Gjermanisë, por përpjekje të tilla nuk priten këtë herë, ndonëse ato nuk mund të përjashtohen kurrë.

Kush do të vijë? Deri më tani, askush nuk e ka refuzuar ftesën që i ka shkuar të gjitha vendeve evropiane, me përjashtim të Bjellorusisë, Rusisë dhe Vatikanit. Pjesëmarrës do të jenë kryetarët e Këshillit, Komisionit dhe Parlamentit Evropian, ashtu sikurse edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Ky do të jetë takimi i parë multilateral edhe për kancelarin e ri gjerman, Friedrich Merz. Pritet të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, edhe nëse një gjë e tillë nuk konfirmohet deri në minutën e fundit. Udhëheqësi turk, Recep Tayyip Erdogan, gjithashtu pritet të shkojë, pasi kishte munguar në disa prej samiteve të mëparshme të KPE-së.

Kryeministri gjeorgjian, Irakli Kobakhidze, është ftuar të marrë pjesë, sikurse në samitin e fundit në Budapest, në nëntor. Diplomatët e BE-së janë të vendosur të theksojnë se takimi në Tiranë është i KPE-së dhe jo i BE-së, duke marrë parasysh se kjo e fundit ndjek politikën e mosangazhimit me zyrtarë të lartë gjeorgjianë, pas zgjedhjeve të kundërshtuara parlamentare në Gjeorgji, tetorin e kaluar. Nëse Kobakhidze merr pjesë, do të jetë interesante të shihet se si do të reagojnë udhëheqësit e BE-së.

Ngjashëm, do të jetë interesante të shihet se cila do të jetë qasja e udhëheqësve karshi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, të cilët morën pjesë në paradën për Ditën e Fitores në Moskë, më 9 maj, duke qëndruar përkrah Vladimir Putinit.

Fico është kryesisht i izoluar në nivel të BE-së, ndonëse nuk pritet të përballet me ndonjë sanksion apo ndëshkim pas udhëtimit në Moskë.

Brukseli e kishte paralajmëruar Vuçiqin të mos shkonte në Rusi, duke theksuar se, si kandidate zyrtare për anëtarësim në BE, Serbia duhej të ndiqte politikat e jashtme të bllokut. Por, duket se as Vuçiq nuk do të përballet me ndonjë masë.

Një zyrtar i lartë i BE-së ka konfirmuar, në një bisedë “off-the-record”, para samitit në Tiranë, se Serbia do të mbetet vend kandidat, dhe se nuk ka konsensus mes shteteve anëtare të BE-së për vënie sanksionesh ndaj saj.

E vetmja pasojë për Serbinë do të jetë mospërparimi në rrugën drejt anëtarësimit në BE, diçka që s’çon fort peshë, meqë republika ballkanike nuk e ka hapur asnjë kapitull negociatash në katër vjetët e fundit.

Një javë e madhe për NATO-n

Më 14 maj, shefat e Mbrojtjes të aleancës ushtarake 32-anëtarëshe do të mblidhen në Bruksel për takimin e tyre të fundit para samitit të NATO-s në Hagë, muajin e ardhshëm.

 

Mbështetja për Ukrainën dhe për misionet, operacionet dhe planet e mbrojtjes të NATO-s do të jenë në krye të agjendës.

Në të njëjtën ditë, por në vendpushimin bregdetar turk, Antalia, Rutte do t’i mbledhë ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s për një takim joformal dyditor. Tubimi është kontrovers, për shkak të politikave shtypëse të Turqisë ndaj opozitës, sidomos burgosjes së kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, së voni. /rel/

You Might Also Like

Abdixhiku takon ambasadorin suedez, diskutohet kriza institucionale

Shpresat te takimi i presidentes për zgjidhjen e ngërçit të Kuvendit

`Pastrimi` ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Pejë

Kosova Times May 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në Podujevë u mbajt Manifestimi letrar ‘Adem Demaçi’

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Kurti: Demaçi, busull e lirisë për popullin dhe shoqërinë e Kosovës
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po përdoret nga fermerët në Kenia
Kurti: Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së, që të kontribuojë edhe më shumë
Për shkak të sanksioneve dhe shkëputjes me Perëndimin, Rusia është bërë shumë e varur nga Kina
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?