Sipas njoftimit, e arrestuara, A.Q. 25 vjeçe, ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale “vjedhje e rëndë”, për të cilën ishte dënuar me 1 vit e 20 ditë burgim.

Tutje thuhet se pas përfundimit të procedurave policore, ajo është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit.