By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”
December 19, 2025
Jashari e shefi i Mbrojtjes së Lituanisë flasin për situatën e sigurisë
December 19, 2025
Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi
December 19, 2025
A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?
December 19, 2025
Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato
Lajme

Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato

Kosova Times
Last updated: 2025/05/14 at 10:57 AM
Kosova Times Published May 14, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama deklaron se kryeqyteti është në hap me kohën sa i përket përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare – me plane të qarta për infrastrukturën dhe ndërtimin e stadiumit të ri.

Ai thekson se megjithëse niveli lokal është aktiv dhe i organizuar, mungesa e institucioneve qendrore po ngadalëson procesin.

Ai bën thirrje për bashkëpunim të shpejtë për të mos rrezikuar këtë mundësi historike për Kosovën.

Rama: Si kryeqytet jemi në hap me kohën në përgatitjet për Lojërat Mesdhetare

“Lojërat Mesdhetare janë nesër sa i përket kohës që e kemi për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për Lojërat Mesdhetare. Ne si kryeqytet kemi vazhduar me procesin, me përpilimin masterplanit të fshatit olimpik për Lojërat Mesdhetare edhe detalizimit të tij, kështu që jemi dy hapa përpara për fat të mirë, mirëpo mungesa e krijimit të institucioneve të nivelit qendror normalisht që e pamundëson zhvillimin e shpejtë i cili ishte dashur të jetë në zhvillim e sipër për stadiume, për hapësira të ndryshme, për arena e të tjera për Lojërat Mesdhetare”, thotë Rama.

I pari i Komunës së Prishtinës thekson se janë në komunikim të vazhdueshëm me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare duke i informuar ata për çdo hap që po merret në funksion të përgatitjeve për mbarëvajtjen e këtyre lojërave në Kosovë, që mbahen pas pesë vjetësh.

Rama: E kemi njoftuar ICMG-n për punët që po i kryejmë

“Edhe në takimet tona që i kemi pasur me ICMG [Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare] ju kemi treguar dhe ju kemi dhënë besimin atyre, e kanë parë që faktikisht ne jemi përpara me planifikime si kryeqytet prandaj për momentin jemi në rregull por nuk duhet të ndalemi sepse koha ecën tepër shpejtë”, vijon tutje Rama.

Duke parë se ende nuk është ndërmarrë asnjë hap për ndërtimin e stadiumit kombëtar, Rama bën të ditur se komuna do ta ndërtojë një stadium të ri, të kategorisë së katërt të UEFA-s që do ta kryejë këtë funksion.

 

Rama: Ne do ta ndërtojmë stadiumin e ri, por nuk e di nëse do të trajtohet si stadium kombëtar

 

“Ne kemi propozuar dhe kemi planifikuar dhe do ta ndërtojmë stadiumin e kryeqytetit, i cili do t’i ketë të gjitha kapacitetet edhe për Lojërat Ndërkombëtare, pra do të jetë i kategorisë së katërt të UEFA-s që i mundëson të gjitha nevojat për lojëra ndërkombëtare. Por a do të trajtohet ai si stadium kombëtar apo jo, ajo mbetet të shihet, por po them që neve na duhet një stadium i ri i kryeqytetit të cilin e kemi planifikuar dhe të cilin do ta ndërtojmë”, bën të ditur Rama.

Ai ka folur për rrezikun potencial që Kosova të humb të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare, pikërisht për shkak të vonesave në ndërtimin e infrastrukturës sportive, duke thënë në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë që kjo të ndodh.

Rama: Nuk do të lejojmë që t’i humbasim Lojërat Mesdhetare

“Ne për fat të mirë kemi shumë mundësi si kryeqytet t’i shtyjmë proceset përpara dhe nuk do ta lejojmë këtë gjë [dështimi i organizimit të Lojërave Mesdhetare] të ndodh. Po them që uroj që qeveria të formohet sa më parë dhe në bashkëpunim me nivelin lokal, pra me kryeqytetin, t’i shtyjmë proceset sa më shpejtë sepse sa më shpejtë aq më mirë, dhe aq më nikoqirë të mirë do të jemi. E kemi vetëm një rast ndoshta në histori të vendit tonë, të kryeqytetit dhe të Kosovës që të jemi nikoqirë të këtyre lojërave të mrekullueshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që të organizohemi në mënyrën më të mirë që të jemi nikoqirët më të mirë, sepse kjo e tregon nivelin e ngritjes së shoqërisë sonë në nivelin ndërkombëtar, prandaj uroj që qeveria të formohet sa më parë dhe t’i shtyjmë proceset sa më parë, sepse sa më parë ne t’i kryejmë punët tona të cilat na nevojiten atëherë mund të futemi edhe në detaje dhe t’i kemi lojërat ndërkombëtare më të mira deri më tani. Këtë ne e synojmë”, thotë Rama.

Thirrje për intensifikim të punëve në përgatitjet për Lojërat Mesdhetare së fundi kanë bërë edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Për KosovaPress, ata kanë thënë se kanë frikë se Kosova me këtë ritëm të punëve mund të mos jetë gati që në vitin 2030 këto lojëra të organizohen në vendin tonë

You Might Also Like

Jashari e shefi i Mbrojtjes së Lituanisë flasin për situatën e sigurisë

Abdixhiku nga Obiliqi premton pako për çdo familje

Hamza premton fond për ata që humbasin vendet e punës

Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malishevë-Kijevë

Kurti: 2024-ta vit i pasaportës sonë, 2025-ta vit i njohjeve

Kosova Times May 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Guvernatorët Ismaili dhe Panetta – diskutuan për zhvillimet dhe bashkëpunimet e ardhshme

Kosova Times Kosova Times October 24, 2024
VIDEO/ Pamjet e reja, ja momenti i shembjes së digës së hidrocentralit në Himarë
Maqedonci në Bondsteel, falënderon ushtarakët për punën e tyre në Kosovë
Humb jetën në Velipojë 82-vjeçari nga Kosova, çfarë dyshohet
Intelegjenca ukraianase godet gjuajtësin rus Su-30 e cila u dogj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?