By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna
November 3, 2025
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
November 3, 2025
Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës
November 3, 2025
Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
Lajme

Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit

Kosova Times
Last updated: 2025/05/14 at 7:51 PM
Kosova Times Published May 14, 2025
Share
SHARE

Deputetja e sapozgjedhur e LDK-së, Serbeze Kabashi-Muçaj, ka bërë thirrje për reflektim nga subjektet politike dhe për bashkëpunim për të zhbllokuar Kuvendin e Kosovës, pas 15 seancave të dështuara për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

 

Në një reagim publik, Kabashi-Muçaj tha se subjektet politike duhet të reflektojnë. “Asnjë kalkulim afatshkurtër nuk duhet të mbajë peng asnjë ditë më shumë të ardhmen e vendit”, theksoi deputetja. Ajo kërkoi që ky proces të mos mbetet më peng i politizimit dhe të rikthehet besimi i qytetarëve në demokraci.

Deputetja e LDK-së u shpreh se kur institucionet e shtetit ngujohen në heshtje dhe bllokadë, “zëri i ndërgjegjes duhet të dëgjohet.”

Ajo theksoi se kjo gjendje është e paprecedentë dhe e padrejtë, duke shtuar se përgjegjësia për zhbllokimin institucional është e përbashkët për të gjithë deputetët. “Përgjegjësia për të çuar vendin përpara është e përbashkët, ashtu siç është edhe dëshira e qytetarëve për stabilitet, rend dhe zhvillim,” tha Kabashi-Muçaj.

Kabashi-Muçaj theksoi se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe përfaqësues që veprojnë, jo që heshtin. Ajo i bëri thirrje klasës politike që të mos zhgënjejnë qytetarët me mosveprim dhe të përmbushin detyrat e tyre ligjore dhe morale.

“Zgjidhja është në duart tona. Të mos e zhgënjejmë më shumë popullin që na ka besuar,” tha mes tjerash deputetja e LDK-së.

You Might Also Like

Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës

Dyshohet se serbi nga Kosova u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe

Koçi: Fatos Nano tha për Millosheviçin “Çfarë tr*pi qenka”!

Kosova Times May 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Aleati i Putinit: BE-ja është hipokrite për ndalim të mediave ruse

Kosova Times Kosova Times May 18, 2024
Limaj: NISMA e gatshme marrëveshjen ta konkretizoj
Elita e hendbollit rikthehet me disa duele interesante
Kryeministri Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Irlandës
Arrestohen katër persona pas rrahjes në Pejë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?