By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çizme të Vjetra Money: Aksesori përfundimtar
December 20, 2025
4 ngjyra manikyrësh që janë gjithmonë dhe përgjithmonë në trend
December 20, 2025
Këto janë mokasinat më të kërkuara në botë
December 20, 2025
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: Presidentja t`i drejtohet Kushtetueses
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: Presidentja t`i drejtohet Kushtetueses
Lajme

Abdixhiku: Presidentja t`i drejtohet Kushtetueses

Kosova Times
Last updated: 2025/05/15 at 7:31 PM
Kosova Times Published May 15, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit të liderëve me presidenten Vjosa Osmani i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të dalë me një zgjidhje për ngërçin politik në të cilin është futur vendi.

 

Ai ka thënë se subjekti që drejton nuk është i interesuar të vazhdojë me mbledhjet e Kuvendit çdo 48 orë pa rezultat, derisa ka thënë se është mirë që sa më parë presidentja të shqyrtojë dërgimin e kësaj çështjeje në Kushtetuese.

“Sot patëm një takim konsultativ të thirrur nga presidentja e Kosovës, pas së cilit takim kryesisht partitë politike qëndruan në pozicionet e tyre paraprake, që nënkupton se nuk ka ndonjë zgjidhje eventuale për ngërçin politik, e as nuk ka ndonjë iniciativë që do ta zhbllokojë këtë gjendje të tanishme. Kjo është për keqardhje sepse gjendja e tanishme 16 herë përsëritje, një muaj vonesë dhe më së paku iniciativë nga partia e parë që ka 48 deputetë, e nënkupton që nuk ka as brengë e siç e pashë në takim, e as urgjencë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë”, tha ai.

Abdixhiku tutje tha se në këtë takim ka propozuar dhe elaboruar idenë e qeverisë gjithëpërfshirëse për një periudhë të shkurtër kalimtare, me agjendë të qartë dhe me pika të qarta të definuara ndërpartiake.

“Jam i lumtur që kishte një reflektim pozitiv nga partitë e tjera në përmasën e konsiderimit, madje edhe pjesëmarrjes, përjashto partinë e parë, e cila nuk kishte as pozicion të qartë, por as ide se si të dilet nga kjo gjendje”, shtoi ai.

Ai tha se kryesia e LDK-së do të mblidhet sot.

“Nuk jemi të interesuar të vazhdojmë me cirkun e çdo 48 orëve të mbledhjes. Është mirë që sa më parë presidentja të shqyrtojë dërgimin e kësaj çështjeje në Kushtetuese. Bllokada në Kuvend po ndodh sepse asnjëra parti nuk e ka shumicën. Partia e parë ka bllokuar kuvendin, nuk ec tutje për shkak të krizës procedurale, por në thelb kriza është politike. Asnjëra nuk ka shumicë politike në Kuvend, po të kishte shumicë do të zgjidheshin të gjitha çështjet”, nënvizoi Abdixhiku.

Ai u shpreh se takimi i sotëm nuk kishte asnjë efekt konkret: “Asnjë propozim, asnjë lëvizje nga dëshira partiake. U mblodhëm për gjëra që tashmë i dimë. Si i tillë, ky takim nuk pati kurrfarë kuptimi”, tha ai.

Abdixhiku shtoi se zgjidhja nuk mund të vijë nga presidentja, por është në dorën e vullnetit politik të partive. “Presidentja nuk jep zgjidhje. Gjithsesi kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka të drejtën e formimit të shumicës. Pretendon se mund ta bëj, le ta bëjë. Ajo çka me habiti shumë ishte fakti që na tha se ‘s’ka asnjë urgjencë, kjo pritje është më shumë çështje mediatike e jo e popullit të Kosovës’. E me këtë s’pajtohem fare, është çështje shumë urgjente. Ta lësh vendin pa institucione dhe të mblidhesh 16 herë pa asnjë rezultat, dhe pa asnjë shpresë në horizont, është çështje shumë urgjente. Dhe fakti që nuk e kupton që është urgjente, është edhe më shqetësuese”, tha kreu i LDK-së.

You Might Also Like

Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit

Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së

Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare

Limaj me ish-luftëtarë të UÇK-së: E rëndësishme prezenca jonë në Kuvend

Presidentja Osmani: Njohja e Kosovës nga Bahamet, një moment historik

Kosova Times May 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KEDS: Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në rrjet elektrik

Kosova Times Kosova Times March 16, 2025
Djali i presidentit amerikan akuzohet për shkelje të rregullave të blerjes së armëve
Krasniqi: Serbia po tenton destabilizimin e Kosovës, ndërsa kryeministri hesht
A mund të ndikojë konflikti izraelito-palestinez në çmimet e naftës së papërpunuar?
CNN ndau informacionet e inteligjencës: Izraeli po përgatit një sulm ndaj Iranit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?