By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse
May 16, 2025
Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral
May 16, 2025
Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Avni Dehari drejt librit të Gines-it!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Avni Dehari drejt librit të Gines-it!
Opinion

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kosova Times
Last updated: 2025/05/16 at 7:51 AM
Kosova Times Published May 16, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Pavarësisht faktit, se kur dhe si do të zgjidhet ngërçi politik në Kuvendin e Kosovës, kryesuesi i 16 seancave të deritanishme, z. Avni Dehari mbetet personazhi kryesor i këtij dështimi të madh! Jo pse ai është shkaktari, por pse është protagonisti kryesor i hapjes dhe mbylljes së të gjitha seancave të deritanishme!

Rregulla e konstituivit të Kuvendit

Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare të mbajtura në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë. Mirëpo, liderët partiak i baltosën zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Siç dihet, sipas ligjit seanca konstituive kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë.

Ligjet nuk parashohin që gjatë seancës nuk mund të ketë debat.

Partia e parë, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit, kurse nënkryetarët propozohen nga një nga partitë më të mëdha dhe nga komunitetet joshumicë dhe komuniteti serb.

Seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Injorimi i trashëgimtares së familjes Jashari

Pra, sipas rregullores së punës së Kuvendit dhe të aktit më lartë ligjor në vend, kryesues të seancës së parë konstituive janë deputeti më i vjetër dhe më i riu në moshë, por deri më tani është injoruar deputetja më e re!

Të gjithë jemi dëshmitarë për vështirësitë e drejtimit të seancës së parë nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari nga LVV, dhe po ashtu të gjithë jemi dëshmitarë se edhe përkundër drejtimit të 16 seancave, Avni Dehari nuk e ka arritur përvojën në drejtimin e seancave!

Ka mbetur që ta drejtojë deputeti më i vjetër, në shenjë respekti dhe për faktin se askush nuk e ka imagjinuar bllokimin e punës së Kuvendit në fazën fillestare. Prandaj edhe e kemi këtë paradoks të drejtimit 16 radhazi të seancës konstituive nga i njëjti person!

Por, do të ishte e udhës, që së paku një nga 16 seancat e deritanishme t’i jepej rasti edhe deputetes më të re, Sala Jashari që të drejtojë Kuvendin, në shenjë respekti për familjen e saj emblematike!

Sala Jashari është një prej më të votuarve në listën e 110 kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës!

Numri i votave të Sales nuk paraqet kurrfarë relevance sa i përket drejtimit të seancës.

Janë tri çështje më të rëndësishme që duhej të preknin ndërgjegjen e Avni Deharit dhe të drejtuesve të LVV-së; mosha, aspekti gjinor dhe trashëgimia familjare, për t’ia lënë pak hapësirë edhe deputetes më të re që të bëjë pak përvojë në drejtimin e seancave të Kuvendit!

Kjo, përveçse mungesë respekti ndaj familjes Jashari, paraqet edhe mungesë besimi ndaj kandidates së rivalit politik, e cila nuk mund të bënte diçka më shumë apo më pak se Avni Dehari në drejtimin e seancave të Kuvendit.

Sala Jashari nga Prekazi është trashëgimtare e familjes Jashari. Ajo trashëgon emrin e gjyshes së saj, Salë Jasharit, Sala e cila kishte mbetur e vdekur bashkë me 58 anëtarët tjerë të Familjes së Adem Jasharit!

Drejtim i 16 seancave nga i Avni Dehari, pa i dhënë rastin së paku një herë shoqërueses së tij, e dëshmon mentalitetin primitiv të shqiptarëve, kur një herë hypin në ‘fron’ e kanë të vështirë të heqin dorë derisa t’u skadoj afati ligjor!

Si do që të jetë, deputeti Avni Dehari, apo babai i dështimeve të Kuvendit, tashmë ka hyrë në historinë e jetës parlamentare në Kosovë, si drejtuesi provizor që ka qëndruar më së gjati në karrigen e kryesuesit të Kuvendit! Mbase mund ta ketë rast edhe për të hyrë në Librin e Rekordeve Botërore-Gines! Nuk i dihet, pasi ‘telenovela’ e seancave të Kuvendit po vazhdon në pambarim!

You Might Also Like

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

Për çfarë bëhet fjalë në luftën e Putinit kundër Ukrainës, çfarë qëllimesh ndjek ai dhe pse nuk do të ketë marrëveshje?

Dy gëzime në një ditë për Edi Ramën dhe protesta dëshpëruese e Sali Berishës

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times May 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kanalet televizive shtetërore ndaluan transmetimin në Poloni

Kosova Times Kosova Times December 20, 2023
Kurti: Nuk mund ta kompensoj Serbinë për humbjen e luftës
Hetimi për Banjskën sfidë kyçe për integrimin evropian të Serbisë
Bislimi takim lamtumirës me Hovenier: SHBA mbetet aleati kryesor i Kosovës
Kjo është tribuna “VIP” në ndeshjen Shqiponjat – Minatori 
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?