By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Byroja Kundër Korrupsionit e Ukrainës përballet me akuza për spiunazh mes bastisjeve të SBU-së, pranon ‘rreziqet e infiltrimit’
July 21, 2025
Vdekja e dytë misterioze në kompleksin spanjoll: Ish-oficeri i policisë ukrainase gjendet i vdekur
July 21, 2025
Çmimet e naftës bien nën 69 dollarë
July 21, 2025
Trump publikon videon e arrestimit të Obamës me anë të inteligjencës artificiale
July 21, 2025
Më shumë se 20 vende kanë bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Gaza
July 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy gëzime në një ditë për Edi Ramën dhe protesta dëshpëruese e Sali Berishës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Dy gëzime në një ditë për Edi Ramën dhe protesta dëshpëruese e Sali Berishës
Opinion

Dy gëzime në një ditë për Edi Ramën dhe protesta dëshpëruese e Sali Berishës

Kosova Times
Last updated: 2025/05/16 at 9:59 AM
Kosova Times Published May 15, 2025
Share
SHARE

Editorial nga Vladimir Muçaj ( Drejtor i Newsalbania.al)

Dita e nesërme pritet të jetë ndër më të veçantat në karrierën politike të kryeministrit Edi Rama. Dy gëzime në një ditë – një rezultat politik historik dhe një sukses diplomatik në arenën ndërkombëtare – do të përplasen simbolikisht me një protestë të paralajmëruar nga Sali Berisha, e cila më shumë se revoltë, duket si një akt dëshpërimi personal.

Gëzimi i parë është fitorja e thellë e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, ku PS arriti të marrë 83 mandate në Kuvend, duke siguruar jo vetëm shumicën absolute, por edhe një mbështetje masive nga qytetarët shqiptarë. Ky rezultat është një konfirmim i qartë i besimit të elektoratit dhe i stabilitetit që mazhoranca e majtë ka krijuar ndër vite.

Gëzimi i dytë është diplomatik dhe me përmasa ndërkombëtare: ardhja e liderëve më të rëndësishëm të Bashkimit Europian në Tiranë për Samitin e BE-Ballkani Perëndimor. Për herë të parë, Tirana kthehet në qendër të diplomacisë europiane, një dëshmi e rolit të ri që Shqipëria po luan në rajon dhe e reputacionit në rritje të qeverisë shqiptare në tryezat e mëdha ndërkombëtare.

Por përballë këtyre dy zhvillimeve pozitive që i japin vendit imazh, forcë dhe orientim të qartë europian, opozita e Sali Berishës ka zgjedhur të organizojë një protestë të dëshpëruar, pikërisht në të njëjtën ditë kur Shqipëria pret liderët më të lartë të kontinentit.

Kjo protestë nuk ka as kauzë, as peshë publike. Ajo është një përpjekje për të errësuar dritën që bie mbi sukseset e qeverisë dhe për të devijuar vëmendjen nga izolimi gjithnjë e më i thellë i një opozite që nuk përfaqëson më shumicën e qytetarëve, por një pakicë të zhurmshme në mbrojtje të një lidershipi të vjetër dhe të konsumuar.

Në një vend ku politika ka nevojë për ide të reja dhe përballje institucionale, protesta e nesërme përfaqëson të kundërtën: retorikë e harxhuar, nostalgji për tension, dhe mungesë totale e një alternative.

Ndërsa Edi Rama mirëpret liderët e Europës dhe feston një fitore madhore zgjedhore, Sali Berisha do të përpiqet të mbledhë turmën e rradhës në rrugë – një rrugë që duket gjithnjë e më shumë pa krye.

You Might Also Like

Pse binomi Kurti-Limaj nuk janë shpëtim për Kosovën?!

Në këtë vend ka tri lloje njerëzish por qeverisin të tretët!

Sjellja e pa përgjegjahme e shumicës së kuvendarëve pasqyron egon e tyre- pushteti është mbi të gjitha

Paniku i një pjesë të PDK-së nga marrëveshja e mundshme Kurti-Limaj

Kur shteti pret, e liderët i ikin përgjegjësisë

Kosova Times May 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Kosova duhet të ndërtojë të ardhmen mbi themelet e forta të dijes

Kosova Times Kosova Times January 15, 2025
Qendra e skijimit “Brezovica”: Potencial i Kosovës apo kaos?
Fotografia e shtatzënës së plagosur në Ukrainë fiton çmimin e vitit
Pse Transnistria po e tremb Moldavinë me një kongres deputetësh të të gjitha niveleve
Një i vrarë gjatë një sulmi në një kishë në Stamboll
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?