Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 17 aksidente me të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 1,936 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 15 persona, prej të cilëve 8 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë janë në vuajtje të dënimit. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor të personave për hetim