Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se nëse Vetëvendosje i do votat e PDK-së për kryetar të Kuvendit, duhet ta ndërrojë kandidatin.
Para seancës, ai u shpreh se VV po i mban peng institucionet për shkak të emrit të Albulena Haxhiut, ndërkohë që nuk ka projekt për rritjen e pagave apo uljen e çmimit të rrymës.
“Ne mund të kishim thënë se s’e votojmë askënd nga VV, që do të ishte e drejtë politikisht. Por meqë u duhen votat tona, kemi kërkuar të ndërrohet kandidati. Nuk votojmë nën diktat, as në formë të fshehtë”, tha Gruda, duke shtuar se “z. Dehari po e shkel Kushtetutën në mënyrë të shëmtuar”.
Ai e cilësoi situatën si absurde, pasi sipas tij “partia e parë po i jep prioritet një emri të përveçëm” dhe po vepron në mënyrë kundër kushtetuese.