Përmes një njoftimi nga policia rajonale e Ferizajt, thuhet se gjatë javës që shkoi janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Po ashtu theksohet policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1310 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 14 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Tutje, policia e Ferizajt shton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor si dhe ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes.