Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 57 aksidente dhe janë shqiptuar 1895 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, një aksident kanë qenë me fatalitet, 20 me të lënduar dhe 37 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 16 persona, 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje.