Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, në selinë e partisë.
“Italia ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Kosovës – në çlirim, në shtetndërtim dhe në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Këtë miqësi e vlerësojmë thellësisht dhe duam ta forcojmë më tej”, tha Krasniqi pas takimit.
Ai gjithashtu foli për situatën politike aktuale në vend. “Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada, sepse qytetarët po përballen me sfida të mëdha dhe kanë nevojë për institucione funksionale dhe veprime konkrete – jo pritje të pafundme”, theksoi kreu i PDK-së.
Krasniqi e siguroi Ambasadorin Antonini se PDK është gjithmonë e gatshme për komunikim dhe bashkëpunim për të mirën e vendit dhe qytetarëve.